Prill 30, 2025 | Wednesday

Shprehja e emocioneve përmes poetikës vizuale

Intervistë me Ljubinka Dobrosavljeviq

Ekspozita e Ljubinka Dobrosavljeviq me titull “Shprehja e emocioneve përmes poetikës vizuale” u hap në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicën e Veriut më 23 prill 2025. Ekspozita rrit vetëdijesimin për shprehjen emocionale përmes artit. Duke prezantuar postera 3D të realizuar me teknikën e prerjes për të paraqitur emocione të ndryshme, ajo na fton të reflektojmë për shprehjen personale. Ne folëm me artisten për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit të saj artistik dhe praktikës artistike të kësaj ekspozite.

Shtëpia e Evropës në Kosovë: A mund të na tregoni më shumë për rrugëtimin tuaj si artiste, që nga fëmijëria në Shtërpcë deri te studimet për dizajn grafik në Zveçan?

Ljubinka Dobrosavljeviq: Kreativiteti ka qenë pjesë e imja që nga vitet e mia të hershme dhe vazhdoi të rritet gjatë gjithë arsimimit tim. Më kanë tërhequr gjithmonë të gjitha format e artit, kështu që studimi i arteve vetëm sa e pasuroi më tej shprehjen time artistike.

Shtëpia e Evropës në Kosovë: Çfarë ju tërhoqi fillimisht drejt dizajnit grafik dhe si ka evoluar të kuptuarit tuaj për të gjatë studimeve tuaja?

Ljubinka Dobrosavljeviq: Ajo që më ka magjepsur gjithmonë nga dizajni grafik është harmonia midis shprehjes artistike dhe logjikës për aranzhimin e elementeve vizuale. Studimi i dizajnit grafik më dha mjetet dhe drejtimin për t’i gërshetuar ato dy botë së bashku në një mënyrë që e ndjej se është njëkohësisht e qëllimshme dhe e frymëzuar.

Shtëpia e Evropës në Kosovë: Ju keni fituar disa shpërblime dhe keni marrë pjesë në ekspozita në grup dhe konkurse. Çfarë ju kanë mësuar këto përvoja për veten dhe artin tuaj?

Ljubinka Dobrosavljeviq: Shpërblimet që kam marrë më japin siguri se ajo që po bëj e ka një qëllim, ndërsa ekspozitat vazhdimisht më frymëzojnë që të vazhdoj të krijoj dhe eksploroj ide të reja përmes punës sime.

Shtëpia e Evropës në Kosovë: Si lindi ideja për ekspozitën “Shprehja e emocioneve përmes poetikës vizuale”? A kishte ndonjë moment apo frymëzim specifik? Dhe pse zgjodhët këtë medium? 

Ljubinka Dobrosavljeviq: Ideja lindi spontanisht, si temë projekti gjatë studimeve të mia master. Arsyeja për këtë zgjedhje është besimi im se teknikat 2D që shpërthejnë në hapësirën fizike lënë një përshtypje më të fortë – dhe për temën me të cilën po punoj, krijimi i ndikimit ishte esencial.

Shtëpia e Evropës në Kosovë: Secili poster paraqet një emocion të veçantë. Si vendosët se në cilat emocione të përqendroheni dhe pse?

Ljubinka Dobrosavljeviq: Zgjodha emocione që janë të qarta dhe tërheqëse vizualisht, duke i bërë ato bindëse për interpretim dhe përfaqësim përmes dizajnit. Hapi i parë ishte zgjedhja e një emocioni. Më pas erdhën skicat e vizatuara me dorë, të ndjekura nga ilustrimi digjital i secilit emocion. Për fundi, gjithçka u bashkua përmes printimit – dhe pjesa më emocionuese: montimi i elementeve në një kartolinë ose poster.

Shtëpia e Evropës në Kosovë: Ju përdorni një miks të materialeve në punën tuaj. Si kontribuojnë teksturat ose materialet e ndryshme në shprehjen e një emocioni?

Ljubinka Dobrosavljeviq: Teksturat dhe materialet e ndryshme e bëjnë shumë më të lehtë përcjelljen e emocioneve, duke shtuar gjithashtu thellësi dhe një ndjenjë dinamizmi në vepër. Puna e çdo artisti është, në një farë mënyre, një shprehje emocioni – por në këtë projekt zgjodha të fokusohem në emocione specifike, të definuara qartë. Unë besoj se arti mund t’u ndihmojë njerëzve që e kanë të vështirë t’i artikulojnë ndjenjat e tyre. Secila kartolinë dhe secili poster ka titullin e vet të shkruar në të, por ky nuk i është dashur askujt – njerëzit i njohën emocionet dhe krijuan lidhje me to në nivel personal. Kjo përvojë për mua ishte përgjithësisht një përvojë shëruese, edhe pse më duhet ta pranoj se shprehja e disa emocioneve ishte mjaft sfiduese. 

Shtëpia e Evropës në Kosovë: Ekspozita përfshin edhe kartolina që pasqyrojnë dizajnet tuaja – si do të donit t’i përjetojnë vizitorët?

Ljubinka Dobrosavljeviq: Shpresoj që të frymëzohen për vetë-reflektim dhe që të ndizet të menduarit kreativ tek ata që e përjetojnë ekspozitën. Do të doja t’i frymëzoja që të paktën të komunikonin me njëri-tjetrin për emocionet e tyre.  Besoj se kjo ekspozitë është, në fakt, një formë dialogu që i inkurajon njerëzit të lidhen përmes emocioneve të tyre dhe të ndajnë përvojat e tyre.

Shtëpia e Evropës në Kosovë: Çfarë roli mendoni se luajnë dizajni grafik dhe artet pamore në mirëqenien e sotme sociale dhe emocionale?

Ljubinka Dobrosavljeviq: Besoj se arti pamor ka ndikim të rëndësishëm në shoqërinë e sotme dhe jam e lumtur kur e shoh të përfshirë gjithnjë e më shumë në ndryshimet shoqërore.

Europe House Kosovo: Can you tell us more about your journey as an artist, from growing up in Štrpce to studying graphic design in Zvečan?

Ljubinka Dobrosavljević: Creativity has been a part of me since my earliest years, and it continued to grow throughout my education. I’ve always been drawn to all forms of art, so studying it only further enriched my artistic expression.

Europe House Kosovo: What initially drew you to graphic design, and how has your understanding of it evolved throughout your studies?

Ljubinka Dobrosavljević: What has always fascinated me about graphic design is the harmony between artistic expression and the logic behind arranging visual elements. Studying graphic design gave me the tools and direction to weave those two worlds together in a way that feels both intentional and inspired.

Europe House Kosovo: You’ve won several awards and participated in group exhibitions and competitions. What have these experiences taught you about yourself and your art?

Ljubinka Dobrosavljević: The awards I’ve received reassure me that what I’m doing has purpose, while exhibitions continually inspire me to keep creating and exploring new ideas through my work.

Europe House Kosovo: How did the idea for “Expressing Emotions Through Visual Poetics” come to life? Was there a specific moment or inspiration behind it? And why did you choose this medium? 

Ljubinka Dobrosavljević: The idea came about spontaneously, as a project theme during my master’s studies. The reason behind this choice is my belief that 2D techniques that break into physical space leave a stronger impression — and for the theme I’m working with, creating impact was essential.

Europe House Kosovo: Each poster depicts a specific emotion. How did you decide which emotions to focus on, and why?

Ljubinka Dobrosavljević: I chose emotions that are both clear and visually engaging, making them compelling to interpret and represent through design. The first step was choosing an emotion. Then came the hand-drawn sketches, followed by the digital illustration of each emotion. Finally, everything came together through printing — and the most exciting part: assembling the elements into a postcard or poster.

Europe House Kosovo: You use a mix of materials in your work. How do different textures or materials contribute to expressing an emotion?

Ljubinka Dobrosavljević: Different textures and materials make it much easier to convey emotions, while also adding depth and a sense of dynamism to the work. Every artist’s work is, in a way, an expression of emotion — but in this project, I chose to focus on specific, clearly defined emotions. I believe art can help people who struggle to articulate their feelings. Each postcard and poster has its own title written on it, but people didn’t really need it — they recognised the emotions and connected with them on a personal level. This experience for me was overall a healing experience, although I have to admit that expressing some of the emotions was also quite challenging. 

Europe House Kosovo: The exhibition also includes postcards mirroring your designs—how do you hope visitors will engage with these?

Ljubinka Dobrosavljević: My hope is that it inspires self-reflection and sparks creative thinking in those who experience it. I would love to inspire them to at least communicate with each other about their emotions.  I believe this exhibition is, in fact, a form of dialogue — one that encourages people to connect through their emotions and share their experiences.

Europe House Kosovo: What role do you think graphic design and visual arts play in today’s social and emotional well-being?

Ljubinka Dobrosavljević: I believe visual art has a significant impact on today’s society, and I’m glad to see it becoming more and more involved in social change.