E vendosur në qendër të Prishtinës dhe Mitrovicës së Veriut, Shtëpia e Evropës në Kosovë, është një vend ku qytetarët mund të vijnë, të diskutojnë dhe të kërkojnë informata rreth Bashkimit Evropian. Shtëpia e Evropës në Kosovë ofron informata rreth Bashkimit Evropian, institucioneve dhe politikave të saj, rreth granteve dhe projekteve të ndryshme të BE-së në Kosovë, dhe rreth rrugëtimit të Kosovës drejt Integrimit në BE.
Përmes komunikimit me qytetarët e Kosovës në çështjet e ndërlidhura me BE-në, lehtësisht mund të themi se Shtëpia e Evropës në Kosovë shërben si ‘dritare’ për prezencën e BE-së në Kosovë, dhe është qendër e aktiviteteve të ndërlidhura me BE-në.
Një kënd pritjeje, ku mund të pyesni për informacione të ndryshme lidhur me BE-në dhe Qendrën:
Publikime falas rreth BE-së;
Kënd revistash ku qytetarët mund të kënaqen duke lexuar revista të ndryshme javore Evropiane;
Një mini-bibliotekë ku mund të gjeni libra, artikuj dhe publikime lidhur me çështjet e BE-së;
Kënd interneti me tre kompjuterë;
Dhomë konference e cila mund të presë/akomodojë deri në 50 persona;
Një dhomë të vogël takimesh e cila mund të akomodojë deri në 10 persona (EUICC Prishtinë);
Hapësira e eventeve e cila mund të akomodojë deri në 100 persona në këmbë;
Transmetim direkt i Evropës përmes satelitit (EBS) dhe Euronews-it;
Ligjërata, debate publike dhe prezantime mbi tema lidhur me BE-në. Këto aktivitete synojnë të rrisin vetëdijen publike dhe njohuritë, veçanërisht duke targetuar të rinjtë, në mënyrë që ata të marrin vendime të informuara mbi koston dhe përfitimet e procesit të integrimit në BE;
Aktivitete kulturore të tilla si: ekspozita arti, shfaqje filmash dhe aktivitete të tjera kulturore të lidhura me BE-në.