Nga 11-17 tetor, zyra e BE-së në Kosovë me qëllim të ndërgjegjësimit mbi sfidat e ndryshimeve klimatike, së bashku me Shtëpinë e Evropës në Kosovë, Ambasadën e Suedisë në Kosovë, Ambasadën e Holandës në Kosovë, OJQ “Let’s Do It Peja” dhe BIRN Kosova, organizuan Javën e Diplomacisë Klimatike 2021.
Në ditën e hapjes së Javës së Diplomacisë Klimatike, Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomas Sunjog (Tomas Szunyog), përmes një viode-mesazhi iu drejtua audiencës së Kosovës.
Më 12 tetor u postua një video në lidhje me ndryshimet klimatike dhe planin e BE-së për trajtimin e kësaj çështje.
Ndërkohë, objektet e zyrës së BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës në Prishtinë dhe Mitrovicën e Veriut u ndriçuan me ngjyrë të gjelbër.